Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Turqisë, në nderim të viktimave të tërmeteve që goditën të hënën e 6 shkurtit këtë shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka bërë të ditur se sot në Kosovë është ditë zie shtetërore.

”Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar afro 12 mijë./Telegrafi