Në Himarë fitoi kandidati i arrestuar i cili ndodhet në burg, ragon kryeministri Grek!
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Shqipëri, Fredi Beleri, ka fituar bashkinë e Himarës, ndonëse ndodhet në burg, pasi u arrestua si i dyshuar për shit-blerje të votave.
Por pas fitores së tij, një reagim e ka bërë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ai është shprehur i lumtur me fitoren e Belerit, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Tiranë.
“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune në Himarë me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti”, u shpreh ai.
Mitsotakis shtoi se “rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”.