Në shekullin 21, në vendin tonë, shteti ‘fle gjumë’ me sy hapur, ndërsa banditët vejn ‘haraq’ e bëjnë ligjin e rrugës!

Në shekullin 21, në vendin tonë, shteti ‘fle gjumë’ me sy hapur, ndërsa banditët vejn ‘haraq’ e bëjnë ligjin e rrugës!

Çfarë turpi dhe poshtërimi për vendin tonë! Në shekullin 21, në mes të Evropës, ne ende jetojmë si në kohën e barbarëve. Një kriminel i ndyrë, kjo bishë e pa shpirt, guxon të kërkojë haraç dhe të vrasë një baba që me punë të ndershme kujdesët për fëmijët e tij, dhe atë e vret në mes të ditës, në një qytet turistik, pa ju trembur syri, me arsyen se pse nuk pranoi që t’i jep ‘haraqin” bishës së veshur me petk njeriu!

Ku është shteti? Ku janë ata që paguhen për të mbrojtur këta të “shkret” që me punë të ndershme sakrifikojnë gjithçka për të rritur dhe edukuar fëmijët e tyre? Policia jonë e paaftë fle gjumë me sy hapur, ndërsa banditët bëjnë ligjin e rrugës. Politikanët tanë janë shumë të zënë me statistika e tender, dhe nuk kanë kohë për ‘të çarë kokën’ për jetën e qytetarëve të thjeshtë.

Por faji nuk është i gjithi i shtetit. Jo! Ne, si shoqëri, jemi po aq fajtorë. Kemi rënë aq poshtë sa i pranojmë këta kriminelë si pjesë normale të shoqërisë sonë. I shohim çdo ditë duke u shëtitur me mburrje nëpër qytete, duke bërë jetë luksi me ‘haraqin’ që a venë tregtarëve e biznesmenëve të ndershëm. Dhe çfarë bëjmë ne? Asgjë! Ulim kokën dhe kalojmë sikur nuk po shohim.

Është koha të zgjohemi! Të ngrihemi dhe t’i themi “Mjaft!” këtij sistemi të kalbur. Këta kriminel të tipit  Denis Meçës duhet përbuzur e urryer, ngase shumë sosh sillen rrugëve të qyteteve tona, dhe shpesh herë shoqëria jonë i sheh si të fortët e qytetit ose lagjes dhe mbyll sytë e gojën para tyre. Policia dhe prokuroria në shumë raste behën shërbëtor e argat të tyre, ashtu që është koha e fundit që këto institucione të pastrohen elementët e korruptuar që mbrojnë banditët në vend që të mbrojnë qytetarët.

Dhe ne, si qytetarë, duhet të marrim përgjegjësi. Të denoncojmë çdo krim që shohim, të mos pranojmë më të jetojmë me frikë. Të kërkojmë llogari më zë të lartë nga çdo zyrtar i shtetit që nuk bën punën e tij.

Nëse nuk veprojmë tani, do të jemi po aq fajtorë sa ai kriminel që vrau atë baba të pafajshëm. Çdo ditë që heshtim, jemi bashkëfajtorë në vrasjet e ardhshme, në krimet e radhës.

Është koha të vendosim: Do të jemi një vend i ligjit apo do të vazhdojmë të jetojmë si në xhungël? Zgjedhja është e jona, dhe koha po mbaron!

Të marshojmë së bashku të Hënën, me 19 gusht, 2024, ora 19:00 në sheshin Skenderbej, të ngremë zërin “Kundër gangove me pushtet, për jetën, sigurinë e për drejtësinë”

Editorial! Lajmishqip

CATEGORIES
Share This