Nga LDK thonë se qytetarët janë frustruar me mashtrimin e Qeverisë për pagat!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me pagat, të cilat një ditë më parë kanë dalë me Ligjin e ri, duke e quajtur këtë dhe një mashtrim të radhës, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas LDK-së qytetarët të cilët kanë marrë pagat me koeficientin e ri, janë shprehur të frustruar , pasi që janë mashtruar nga Qeveria, e cila është treguar e pandjeshme ndaj tyre.

“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat. Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.  Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet në reagimin e LDK-së./Indeksonline

CATEGORIES
Share This