Një biznesmen bamirës turk i dhuroi një veturë Server Besirlit, i cili erdhi në Turqi duke ngarkuar jorganët që kishte mbledhur në Azerbajxhan në çatinë e veturës së vjetër pas tërmeteve në Kahramanmaras.

Burrit 33-vjeçar, i cili jeton në qytetin Ceylanbatan në veri të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, ngarkoi jorganët që mblodhi nga të afërmit dhe fshatarët në çatinë e veturës së vjetër për të mbështetur të prekurit nga tërmetet në Kahramanmaraş dhe më pas u kthye në Baku.

Jorganët në pjesën e sipërme të një automjeti të vjetër dhe fotografia me flamurin turk u bënë simboli i tërmetit në shtetin turk, raporton t24.com.tr.

Besirli, i cili erdhi në Adiyaman pas tërmetit dhe mori pjesë në përpjekjet e ndihmës, tha “Njerëzit këtu jetojnë në tenda. Ne po përpiqemi të japim ndihmën që mundemi. Unë kam tre ditë këtu dhe kam marrë pjesë në aksione humanitare. Vëllai duhet të ndihmohet”.

Pamjet e tija janë bërë virale dhe kjo ka bërë që një prej afaristëve ta shpërblejnë heroin azerë.

Një biznesmen dashamirës i dhuroi një veturë Besirlit, të cilën e mori babai i tij, pasi Server ishte paraqitur vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në qytetin e Adiyamanit.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 40 mijë persona të vdekur dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/