Një përballlje Iran – Izrel është shumë afër!? Teherani iu kërkon kompanive ajrore të shmangin hapësirën iraniane

Një përballlje Iran – Izrel është shumë afër!? Teherani iu kërkon kompanive ajrore të shmangin hapësirën iraniane

Irani ka paralajmëruar linjat ajrore civile në mbarë botën që të shmangin fluturimet në hapësirën e tij ajrore ditën e enjte.

Lajmi u raportua nga një burim zyrtar egjiptian, i cili deklaroi se do të ketë “stërvitje ushtarake”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Si rezultat, Egjipti po ashtu urdhëroi të gjitha linjat ajrore të tij që të shmangin hapësirën ajrore iraniane gjatë 24 orëve të ardhshme.

Irani ka paralajmëruar një kundërpërgjigje ndaj Izraelit, si shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh brenda në Teheran, gjatë javës së kaluar.

Edhe grupet e tjera terroriste të mbështetura nga Irani, si Hezbollahu dhe houthit kanë kërkuar një sulm në Izrael dhe janë zotuar se do ta mbështesin atë me të gjitha forcat.

CATEGORIES
Share This