Nuk ka fitues në Bernabeu! Man City nxjerr rezultat pozitiv përballë Real Madridit

Nuk ka fitues në Bernabeu! Man City nxjerr rezultat pozitiv përballë Real Madridit

Real Madridi dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen më mirë e nisë mysafirët, që bënin presion të lartë në mbrojtjen e Los Blancos.

Por, kampioni në fuqi i Evropës filloi të merrte vetën dhe të krijonte lojën e tyre, me çka edhe pasoi goli.

Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Edouardo Camaviga asistoi te Vinicius Junior që shënoi një super gol nga distanca.

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte një rikthim.

Real Madridi e kishte dominimin deri në minutën e 67-të, aty ku edhe pësuan golin.

Me një asistim nga Ilkay Gudogan, Kevin de Bruyne mposhti bashkëkombësin e tij, Thibaut Courtois me një goditje nga distanca, për 1-1.

Në minutën e 78-të, Karim Benzema rrezikoi për herë të parë portën e Cityt, por që nuk ishte i saktë.

Dy skuadrat ia dolën të mbanin portën e paprekur për këta minuta të mbetur, derisa ky rezultat i shkon më në favor kampionit të Ligës Premier, që ndeshjen e dytë e luanë në shtëpi./Telegrafi

CATEGORIES
Share This