Ofroi 1 mln lekë garanci për të lënë burgun! Zbardhet skeda kriminale e Denis Meçes, me precedent për disa vepra penale

Ofroi 1 mln lekë garanci për të lënë burgun! Zbardhet skeda kriminale e Denis Meçes, me precedent për disa vepra penale

Autori i dyshuar i vrasjes së Eglantin Progës, Denis Meçe nuk e ka për herë të parë vendosjen e prangave.

Pak orë pas vrasjes ai u vetëdorëzua në komisariat i kthjellët për të dëshmuar dhe sqaruar pozitën e tij në prani të avokatit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se para këtij rasti Denis Meçe ka qenë 5 herë i arrestuar për vepra të ndryshme penale. Herën e parë u ndalua kur ishte vetëm 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit.

Ku pasi refuzoi të paguante një faturë të majme u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone”.

Dy vite më vonë është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Denis Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, Vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022.

Ndërkohë, në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.

Në seancën gjyqësore, mësohet se përmes avokatit të tij, ai ka ofruar një garanci pasurore prej 1 mln lekësh, por është refuzuar.

CATEGORIES
Share This