Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare

Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksi Memorial në Koshare, në shënimin e 25-vjetorit të Betejës së Koshares.

Luftimet në Betejën e Koshares u zhvilluan për 77 ditë me radhë, nga 9 prilli deri më 19 qershor 1999, në anën kufitare të Kosovës me Shqipërinë.

Gjatë atyre luftimeve u vranë 114 dhe u plagosën 423 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

CATEGORIES
Share This