Osmani: Strukturat ilegale në veri e mbajnë peng integrimin e serbëve

Osmani: Strukturat ilegale në veri e mbajnë peng integrimin e serbëve

Presidenca njofton se Presidentja Vjosa Osmani ka pritur këtë javë në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Sipas njoftimit në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit.

CATEGORIES
Share This