Osmani takon Tërnavën: Kosova, krenare që mban lart nivelin e harmonisë ndërfetare

Osmani takon Tërnavën: Kosova, krenare që mban lart nivelin e harmonisë ndërfetare

Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim është diskutuar për angazhimin e Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj.

Në takim thuhet se është potencuar roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Presidentja Osmani thuhet se ka shprehur vlerësimin e thellë për përpjekjet e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për dialog, mirëkuptim dhe unitet ndërmjet të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë.

“Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, citohet të ketë thënë Osmani.

CATEGORIES
Share This