Panik në ajër! Avioni goditet nga turbulencat e forta, disa të plagosur

Panik në ajër! Avioni goditet nga turbulencat e forta, disa të plagosur

Një avion i Korean Air pësoi turbulenca të mëdha të dielën, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë.

Avioni, i cili mbante 281 pasagjerë, hasi në vështirësi pak pasi u ngrit nga aeroporti Incheon i Koresë së Jugut të dielën, raportoi JoongAng Daily.

Dhjetë pasagjerë dhe katër stjuardesa pësuan lëndime në shpinë dhe në qafë kur avioni që po udhëtonte drejt Mongolisë papritmas filloi të lëkundej fort për rreth 15 sekonda.

Asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua rëndë, shtoi zëdhënësi i linjës ajrore.

CATEGORIES
Share This