Pas përkeqësimit të situatës në Veri, KFOR leviz makinerinë drejtë veriut!

Pas përkeqësimit të situatës në Veri, KFOR leviz makinerinë drejtë veriut!

Situata në veri të Kosovës, komuna me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarë shqiptarë, po shoqërohet sot me tensione.

Në të katër komunat, u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur në tubim para objektit komunal në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje teksa 10 makina të KFOR-it janë parë të lëvizin drejt veriut.

CATEGORIES
Share This