Pas Sllovenisë edhe Kroacia ndalon importin nga Serbia, gjendet myk në kumbullat e thata

Pas Sllovenisë edhe Kroacia ndalon importin nga Serbia, gjendet myk në kumbullat e thata

Kumbullat e thata nga Serbia të destinuara për tregun kroat janë ndalur në kufi për shkak se në to është gjetur myk, ka njoftuar Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF).

Gjat një kontrolli në doganë, tek kumbullat është gjetur myk, sipas raportimit të RASFF.

Në raportimin e tyre thuhet se konsumatorët janë njoftuar për këtë gjë dhe konsumimi i këtij produkti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm.

Kujtojmë se një muaj më parë pjeshkat janë kthyer nga kufiri me Kroacinë dhe vetëm këtë vit kjo ka ndodhur tre herë. Që nga fillimi i vitit Serbia nuk ka mundur të eksportojë në Kroaci perime.

CATEGORIES
Share This