PD heq Bashën si anëtar në asamblenë e KiE, ish kreut të PD i ndryshojnë edhe karrigen në Kuvend

PD heq Bashën si anëtar në asamblenë e KiE, ish kreut të PD i ndryshojnë edhe karrigen në Kuvend

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi disa ndryshime të deputetëve në delegacionet e përhershme ndërkombëtare.

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi Bardhi ka vendosur që Lulzim Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.

Basha është hequr nga pozicioni si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Po ashtu, kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish kryetari i PD-së, dhe në vend të tij është caktuar Bledjon Nallbani./Tch

CATEGORIES
Share This