Peci: Vetëm gjatë korrikut janë bërë mbi 11 milionë euro pagesa për bujqit

Peci: Vetëm gjatë korrikut janë bërë mbi 11 milionë euro pagesa për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se mbi 11 milionë euro pagesa janë bërë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, përcjell Reporteri.net.

“Në kuadër të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2024 vetëm përgjatë muajit korrik janë realizuar pagesa në vlerë prej 11,046,850.29 milionë euro”, shkroi Peci.

Peci, tutje thotë se do të vazhdojnë premtimet për bujqit.

“Vazhdojmë që ta mbajmë premtimin tonë karshi mbështetjes financiare ndaj bujqve tanë duke u bazuar mbi parimin e meritokracisë, transparencës dhe llogaridhënies”, shkroi Peci në Facebook duke shpërndarë edhe një video.

CATEGORIES
Share This