Pesë policë të plagosur në veri

Pesë policë të plagosur në veri

Pesë policë janë lënduar nga serbët lokal në zhvillimet e sotme në veri ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës është duke i asistuar kryetarët e rinj të tri komunave në veri të vendit, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për ta ushtruar detyrën e tyre në objektet komunale.

Njoftimi i Policisë:

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave.

Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.

CATEGORIES
Share This