Pësoi aksident, deputeti Bekë Berisha po trajtohet në QKUK, do t’i nënshtrohet një operacioni

Pësoi aksident, deputeti Bekë Berisha po trajtohet në QKUK, do t’i nënshtrohet një operacioni

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident.

Vet Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike.

Ai ka thënë se do t’i nënshtrohet një operacioni.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.

Me respekt,

Beke Berisha./Ballkani.info.

CATEGORIES
Share This