Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme pas rrëmbimit të 3 policëve nga gjandarmeria serbe
Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 17:00 me rastin e kidnapimit të 3 policëve në veri të vendit.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues. Konferenca është paraparë të mbahet sot më, 14.06.2023 në ora 17:00”, thuhet në njoftim.
Vendi: Stacioni policor “Qendra” Prishtinë.