Portieri Livakovic është heroi që dërgon Kroacinë në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive, mbrojti 3 penallti të lojtarve japonez!

Portieri Livakovic është heroi që dërgon Kroacinë në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive, mbrojti 3 penallti të lojtarve japonez!

Kroacia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, pas fitores ndaj Japonisë pas ekzekutimit të penalltive, meqë koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar baras (1-1).

Porsa filloi ndeshja, një harkim preciz shkoi në drejtim të Shogo Taniguchi, i cili goditi me kokë, mirëpo topi shkoi jashtë. I shpejtë ishte reagimi i ekipit kundërshtar përmes Ivan Perisic, por Shuichi Gonda e mbrojti goditjen.

Daichi Kamada e kaloi mbrojtjen me lehtësi dhe doli në pozitë të mirë shënimi, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë.

(Foto: Getty Images)

Nuk vonoi dhe japonezët e zhbllokuan rezultatin. Daizen Maeda reagoi më së miri në zonë pasi prano një top nga Maya Yoshida për ta shënuar golin e epërsisë (43’).

Në fraksionin e dytë, pas një rasti të Bruno Petkovic, erdhi edhe goli barazimit. Një harkim të mirë nga Dejan Lovren e shfrytëzoi për mrekulli Ivan Perisic duke realizuar gol të bukur me kokë (55’).

(Foto: Getty Images)

Në vazhdim, Dominik Livakovic mbrojti goditjen e Wataru Endo, derisa në anën tjetër rrezikoi Luka Modric.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime për ta vendosur fituesin.

Kaoru Mitoma pati rastin më të mirë në gjysmën e parë të vazhdimeve, ndërsa Livakovic e eliminoi rrezikun dhe nuk pati gola në këtë fraksion.

(Foto: Getty Images)

Një mundësi të mirë në fund të vazhdimit të dytë e pati Lovro Majer, por topi shkoi jashtë dhe meqë rezultati ishte i barabartë, vendosën penalltitë.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave më të saktë ishin futbollistët e Kroacisë, të cilët kualifikuan në çerekfinale, ku do të luajnë kundër fituesit të duelit ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Jugut./Telegrafi

https://twitter.com/goalsreplayg/status/1599791851698999297?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1599791851698999297%7Ctwgr%5E3b8504a14b7c7d19e8e1bef54d67eb40c61d5817%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkroacia-ne-cerekfinale-pas-ekzekutimit-te-penalltive-ndaj-japonise-hero-portieri-livakovic%2F

https://twitter.com/goalsreplayg/status/1599799344680402954?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1599799344680402954%7Ctwgr%5E3b8504a14b7c7d19e8e1bef54d67eb40c61d5817%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkroacia-ne-cerekfinale-pas-ekzekutimit-te-penalltive-ndaj-japonise-hero-portieri-livakovic%2F

CATEGORIES
Share This