Posta e Kosovës po hap degën në veri

Posta e Kosovës po hap degën në veri

As një muaj pas mbylljes së degëve të Postës së Serbi, në Mitrovicën e Veriut është duke u hapur një degë e Postës së Kosovës.

Aty janë parë disa punëtorë duke kryer punimet brenda, ndërsa logoja e Postës tashmë është vendosur e krahas saj edhe e operatorit mobil “Vala”.

Nuk dihet kur do të nisë operimin kjo degë.

Më 5 gusht, Policia e Kosovës në një aksion në veri pati mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.

CATEGORIES
Share This