Pozhari: Kjo Qeveri ia vizatoi botës se kush është Vuçiqi. E diskredituan pamëshirshëm….

Pozhari: Kjo Qeveri ia vizatoi botës se kush është Vuçiqi. E diskredituan pamëshirshëm….

Pas sulmeve terroriste në Banjskë, e lanë Vuçiqin të dilte dhe të gënjente haptazi. E detyroi edhe Radoiçiqin që ta merrte përsipër fajësinë.

Pasi që priti një javë se çfarë do të shkruajnë portalet dhe çfarë argumente të tjera do të shfaqte Qeveria, zëdhënësi i regjimit të Millosheviqit në fund mendoi se aq ishte! Sharroi ditë pas dite, gënjeshtër pas gënjeshtre…

Deri në ditën e sotme kur faktet e reja që e inkriminojnë drejpërdrejtë atë dhe shtetin serb në agresionin ndaj Kosovës, ju përplasen për fytyre.

Kjo Qeveri ia vizatoi botës se kush është Vuçiqi. E diskredituan pamëshirshëm.

Ishte çështje kohe kur Albin Kurti do ta mposhte këtë psikopato-terrorist edhe në tavolinë, edhe në terren.

Deri më tani, shteti i Kosovës nuk ka pasur kryeministër të tillë i cili vendosi standarde të reja në politikbërje.

Nga Xhevdet Pozhari

CATEGORIES
Share This