Prokuroria jep detaje për vrasjen e sotme në Podujevë

Prokuroria jep detaje për vrasjen e sotme në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e sotëm në Podujevë me ç’rast n jë person mbeti i vdekur dhe një tjetër e lënduar.

Sipas njoftimit, me të pranuar informatën nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’ rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht, Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”, thuhet në njoftim.

CATEGORIES
Share This