Protesta e Berishës/ E nisi me entuziazëm dhe mbylli me një grup të vogël mbështetësish

Protesta e Berishës/ E nisi me entuziazëm dhe mbylli me një grup të vogël mbështetësish

E nisi me hap të shpejtë dhe entuziazem, protestën që e thirri kundër Edi Ramës, këtë të shtunë.

Një grup mbështetësisht u vendos në seli, fillimisht për tu rreshtuarm e më pas për të marshuar pas tij, pas Bulevardit. Një tjetër ndryshim nga protesta e fundit, pas incidentit te 6 dhjetorit, kur ai u godit, ata që e ruanin, e kishin shtuar kordonin e siguriseë rreth Berishës. Për të tjerat,  organizatrët nuk ishin munduar shumë me kreativitetin, selia si cdo herë u mbizotërua nga flamurjtë blu e kombëtarë dhe pankarta, kushtuar inceneratoreve dhe big brother.

Marshimi megjithatë nisi më vonë se ishtre parashikuar, ndoshta në pritje të mbushjes së bulevardit, me numrin e premtuar, 80-100 mijë protesutes. Një gjë që nuk ndodhi, as këtë herë.

“Ishin me pak se në dhjetor dhe më pak se në korrik”, tha Meçe në ABC News.

Belind Këllici, kandidati guximtar të Sali berishës, për Bashkinë i Tiranë,  guxoi gjithashtu te ndryshonte dhe axhenden e protestës. I pari nuk duhet të ike Edi Rama.

Ilir Meta si gjithmonë nuk e braktisi aleatin e momenteve të veshtira. Edhe në këtë protestë kundër McGonigal dhe Agron Nezës. Me të cilin dikur, bashkë me Ducken, hante darkë te |sofra e ariut|. Por heshtjen e familjes e theu zonja kryemadhi

Me pas Sali Berisha shpalli fillimin e revolucionit demokratik. Fjale e cila nisi me paralajmerime te forta.

 “Sot nisim revolucionin. Revolucioni ynë është të themi të vërtetën”

Por koha e fjalëve shpejt. Mes një paqartësie për policët, por edhe për militantët, Sali Berisha ndryshoi mendje, dhe nga selia zgjodhi të shkonte për një vizitë te dera e armiqve të tij.

Në një lëvizje të paprecedentë, Sali Berisha i lënë në baltë nga mbështetësit e djathtë, ndaloi dhe tek selia e Parties Socialiste, duke i bërë thirrje që së paku, ti bashkoheshin militantët e majtë.

Por kreu i “selise blu” premton së asnjë handicap, nuk e ndal revolucionin./abcnews.a

CATEGORIES
Share This