Protestat pro-palestineze tërheqin qindra mijëra njerëz në mbarë botën

Protestat pro-palestineze tërheqin qindra mijëra njerëz në mbarë botën

Mijëra protestues pro-palestinezë marshuan në qytete të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë Uashingtonin, Britaninë e Madhe dhe Skocinë, duke kërkuar “Palestinë të lirë” ndërsa numri i të vdekurve në konfliktin Izrael-Palestinë u rrit.

Në Britani, policia lëshoi paralajmërime për arrestime të mundshme për ata që mbështesnin Hamasin, me mbi 1000 oficerë që monitoronin protestuesit në Londër.

Nderkaq, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tha se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës nuk ka asnjë lidhje me Hamasin, duke shtuar se ata”meritojnë dinjitet dhe siguri”.

Ai tha se SHBA nuk po ndërhyn në planifikimin ushtarak të Izraelit, por po e vë theksin publikisht dhe në biseda private tek ligji ndërkombëtar rreth luftës dhe tek nevoja që Izraeli të respektojë të drejtat demokratike./KosovaPost

CATEGORIES
Share This