Publikohen pamjet e para të tërmetit me magnitudë 7.1 që goditi Japoninë

Publikohen pamjet e para të tërmetit me magnitudë 7.1 që goditi Japoninë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur gjatë ditës së sotme shtetin japonez.

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballësh të Rihterit është regjistruar në jugperëndim të Japonisë, pranë ishullit Kyushu.

Në rrjetet sociale tashmë po publikohen video nga tërmeti i sotëm.

Megjithëse ishte paralajmëruar se mund të kemi cunami, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Japonia, e vendosur brenda “unazës së zjarrit” të Paqësorit, konsiderohet si një nga rajonet më të prirura nga tërmeti globalisht.

Vendi përjetoi një tërmet të madh me magnitudë 9.0 në mars të vitit 2011, i ndjekur nga një cunami shkatërrues, i cili shkaktoi shkatërrim të gjerë përgjatë bregut verilindor, duke marrë jetën e afro 20,000 njerëzve dhe duke shkaktuar shkrirjen bërthamore të Fukushima Daiichi.

Kohët e fundit, një tërmet me magnitudë 7.6 goditi rajonin veri-qendror të Noto më 1 janar, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 241 personave. /Telegrafi/

CATEGORIES
Share This