Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Athinë, autori me maskë anti-covid (Video)

Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Athinë, autori me maskë anti-covid (Video)

Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci. Sipas shtypit grek, viktima është me origjinë shqiptare. Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar. Ndërsa e plagosura e dytë është një grua, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Sikurse shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, lokali ka qenë i mbushur me klientë në momentin e atentatit. Më pas u largua qetësisht.

Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Emrat e shqiptarëve, viktimës dhe të plagosurit, nuk dihen ende.

CATEGORIES
Share This