Publikohen pamjet kur ukrainasit sulmojnë me dronë kamikazë Rusinë, mbyllen tre aeroportet

Publikohen pamjet kur ukrainasit sulmojnë me dronë kamikazë Rusinë, mbyllen tre aeroportet

Ukraina ka kryer një sulm me dron kamikazë në Rusi, që po konsiderohet si sulmi më i fuqishëm në muaj e fundit mbi Rusinë.

Tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky janë mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar si pasojë e këtij sulmi.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin është ankuar për sulmin masiv mbi kryeqytetin e Rusisë.

Sulmi vjen një ditë pas sulmit të fuqishëm të rusëve në Kiev, ku ushtarët e Vladimir Putinit përdorën dronët kamikazë derisa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e 22-të.

Në Tula, një dron kamikaz i ukrainasve goditi një ndërtesë dhe u përplas në tokë, ku si pasojë ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm.

CATEGORIES
Share This