Publikohet testamenti i Berlusconit: Si dhe kujt ia la pasurinë shumëmilionëshe

Publikohet testamenti i Berlusconit: Si dhe kujt ia la pasurinë shumëmilionëshe

Pas vdekjes së Silvio Berlusconit, debati më i shpeshtë publik ishte se kujt ia la pasurinë e tij shumëmilionëshe dhe pronësinë e kompanive. Në një njoftim ekskluziv, agjencia italiane e lajmeve ANSA zbuloi detajet e testamentit të Berlusconit.

Berlusconi ka vendosur që shumica e “Fininvestit” t’u takojë fëmijëve të tij Pier-Silvio dhe Marina Berlusconi.

“Dy fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e parë së bashku do të kenë 53 për qind të pronësisë së kompanisë”, sipas testamentit.

Gjithashtu u bë e ditur se Berlusconi i ka lënë një trashëgimi prej 100 milionë eurosh vëllait të tij Paolo. 100 milionë euro trashëgimi i kanë shkuar të dashurës së tij dhe zyrtares italiane Marta Fascina, ndërsa Berlusconi i ka lënë 30 milionë euro këshilltarit të tij Marcelo Dell’Utri.

Përveç shpërndarjes së pasurive, ANSA publikoi edhe detaje të testamentit dhe një mesazh që Berlusconi u shkroi fëmijëve të tij.

“Faleminderit dhe shumë dashuri për të gjithë ju. Babai juaj”, ka shkruar Berlusconi.

Berlusconi e mori vendimin për shpërndarjen e pronësisë së “Fininvest” në vitin 2006, kur përpiloi testamentin e tij të parë. Më pas ai deklaroi se Marina dhe Pier-Silvio do të merrnin shumicën e pronësisë së kompanisë, por të shpërndarë në pjesë të barabarta. Pjesa tjetër e pronës do t’u shpërndahet fëmijëve të mbetur, Barbara, Eleonora dhe Luigi.

“Asnjë fëmijë nuk do të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Fininvestit që kishte babai më parë. Noteri që lexoi testamentin do të kryejë detyrimet ligjore në orët në vijim”, thuhet në lajmin e agjencisë italiane.

CATEGORIES
Share This