“Ra nga qielli…”, gruaja sulmohet nga gjarpri dhe skifteri

“Ra nga qielli…”, gruaja sulmohet nga gjarpri dhe skifteri

Një grua në Texas të SHBA thotë se është me fat që është gjallë pasi u sulmua në të njëjtën kohë nga një gjarpër dhe një skifter.

“Nuk mund të them se e njoh ndjesinë e vdekjes sepse jam ende gjallë, por besoj se i shkova afër”, shprehet Peggy Jones, 64-vjeçe.

Gjithçka ndodhi kur Peggy dhe bashkëshorti i saj Wendell po punonin në bahçen e shtëpisë së tyre në veri të Silsbee, 2 javë më parë. Teksa po prisnin barin, Peggy thotë se ndjeu dhe pa një gjarpër që ra nga qielli dhe iu mbështoll rreth krahut.

“Instinkti i parë është që ta heqësh duke shkundur krahun. Por në vend që të ikte, ai u mbështoll rreth krahut. E ndërkohë që përpiqesha që ta hiqja, nisi të më sulmonte tek syzet. E vetmja gjë që mund të shihja ishte një gojë e madhe e bardhë që të vinte drejt fytyrës”, tregoi 64-vjeçarja.

Jones nuk është e sigurt çfarë lloj gjarpri ra mbi të, por thotë se ishte ngjyrë e kaf i errët. Zvarraniku nuk e pickoi asnjëherë, megjithatë e sulmoi disa herë tek syzet, me aq forcë sa ia krisi.

“E vetmja gjë që mbaj mend është që mendoja, nuk dua të vdes këtu, nuk po e heq dot gjarprin, Jezus më ndihmo”, tha Jones. “Ishte e tmerrshme. Dukej si ëndërr, por në fakt po ndodhte vërtetë”.

E teksa gjarpri po e sulmonte, një skifter tentoi ta kapte zvarranikun nga krahu i saj. Pas 4 tentativave, 64-vjeçarja thotë se ai arriti ta kapte dhe fluturoi bashkë me të.

“Skifteri… flatra e tij po lëviznin, mund t’i ndjeja në trup ashtu sikurse ndjeja dhe gjarprin. Pashë krahun tim, ishte mbuluar nga gjaku, rrobat i kisha plot gjak”.

Bashkëshorti i saj vrapoi ta ndihmonte.

“Nuk po fliste anglisht. Po ulërinte dhe po qante, në përpjekje për të folur, por nuk arrija të kuptoja asgjë. E vetmja gjë që arrita të kuptoj ishte një gjarpër ra nga qielli…”

Wendell e dërgoi bashkëshorten me urgjencë në spital, ku mori ndihmë mjekësore për plagët që i kishte shkaktuar skifteri.

CATEGORIES
Share This