Reagon edhe Rohde për veprimet e qeverisë në Veri: “Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që plagosën ushtarët e KFOR-it, nuk duhet të përsëriten”

Reagon edhe Rohde për veprimet e qeverisë në Veri: “Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që plagosën ushtarët e KFOR-it, nuk duhet të përsëriten”

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i rreptë me qëndrimet e tij, duke thënë sot se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.

Kjo thirrje e tij vie në prag të paralajmërimit të qeverisë kosovare se Ura e Ibrit do të hapet, ani se këtë e kundërshtojnë BE dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, transmeton klankosova.tv.

”Mbështetje e plotë për vijat e kuqe të KFOR-it, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime te ushtarët e KFOR-it + të civilëve, nuk duhet të përsëriten. Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin që e përmendi Albin Kurti”, deklaroi Rohde.

CATEGORIES
Share This