Real Madridi fiton ndaj Al Ahlyt, kalon në finalen e Kupës së Botës për klube

Real Madridi fiton ndaj Al Ahlyt, kalon në finalen e Kupës së Botës për klube

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Al Ahlyt me rezultat 4-1 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për klube.

Fillimi i ndeshjes ishte me raste nga të dyja palët, por goli i parë erdhi në minutën e 42-të.

Vinicius Junior shënoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

https://twitter.com/Thumbprints21/status/1623419110175477762?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1623419110175477762%7Ctwgr%5Eaae97f7de27b9944b1df6adb02bcc470ac7d3f46%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freal-madridi-fiton-ndaj-al-ahlyt-kalon-ne-finalen-e-kupes-se-botes-per-klube%2F

Me të filluar pjesa e dytë, Federico Valverde shënoi për 2-0, duke e dërguar Real Madridin drejt fitores.

Por Al Ahly u kthye në lojë në minutën e 65-të, kur Ali Maaloul  shënoi në portën e Andriy Lunin nga pika e bardhë.

Luka Modric humbi penallti në minutën e 87-të për të siguruar fitore.

Por në kohën shtesë mbretërit shënuan edhe njëherë me Rodrygon për rezultat 3-1.

Në kohën shtesë kishte kohë edhe për golin e të riut Sergio Arribas që shënoi për 4-1.

Real Madridi do të luajë në finalen e madhe ndaj Al Hilal. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This