RENEA aksion blic në Vlorë, kontrolle në zonën e Ujit të Ftohtë dyshohet se ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë

RENEA aksion blic në Vlorë, kontrolle në zonën e Ujit të Ftohtë dyshohet se ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë

RENEA ka zhvilluar një aksion blic në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas gazetares së A2 CNN Jerola Ziaj, forcat RENEA rrethuan zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.

Burime bëjnë me dije se po kontrollohet për persona me rrezikshmëri të lartë. Në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare ka pasur informacion se aty ndodheshin persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

CATEGORIES
Share This