Rihapet gara për titull, Vllaznia si mysafir e mposht Tiranën

Rihapet gara për titull, Vllaznia si mysafir e mposht Tiranën

Vllaznia ka mundur me shifrat 1-0 Tiranën në javën e 21-të të Kategorisë Superiore, duke rihapur luftën për titull.

Pas një pjese të parë pa gola, Vllaznia gjeti golin me penallti në minutën e 51′ me autor Markun i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Kjo fitore e mban Vllazninë vetëm 3 pikë, larg kreut që mbahet nga Tirana.

Në ndeshjen e radhës, Tirana në transfertë ndaj Kastriotit, ndërsa Vllaznia udhëton në Rrogozhinë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Erzeni barazoi 1-1 me Teutën.

Kallaku kaloi Djemtë e Detit në avantazh në minutën e 7′ falë një penalltie, ndërsa vendasit barazuan me Vitor Leao 87′. /G.D abcnews.al/

Renditja

CATEGORIES
Share This