Rikthehen temperaturat e larta

Rikthehen temperaturat e larta

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Vranësira të mesme parashihen përreth relievit malor.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This