Rita Ora dhe Kurti takohen në Qeveri, këngëtarja flet për një projekt të jashtëzakonshëm
Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në Qeveri këngëtaren Rita Ora dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Ylli i njohur i botës së artit, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidh edhe Kosovën.
Rita tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për ta festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”. Vizitën e sotme e cilësoi si “vërtetë emocionuese”, ashtu si dhe takimin me Kurtin.
“Ky udhëtim dhe ky takim më bënë kaq emocionuese për të ardhmen”, tha ajo.
Kurti e falëndroi Ritën “që na bëre kaq krenarë, si njerëz, si vend” ndërsa tha se “kjo ka qenë një e diel e paharrueshme për mua.
“Gjithashtu”, ia ktheu Rita.
“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në “X”.