Ronaldo ‘thyen internetin’ me një video – intrigohen McGregor, Morata dhe Marcelo

Ronaldo ‘thyen internetin’ me një video – intrigohen McGregor, Morata dhe Marcelo

Cristiano Ronaldo ka tërhequr ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video misterioze.

Portugezi ka postuar një video në të cilën shihet një mikrofon me logon ‘CR7’.

Disa nga ish-shokët e skuadrës dhe sportistët e klasit botëror të Cristianos mbetën të intriguar.

Marcelo: “Çfarë po bën?? Më thuaj më shpejt”.

Alvaro Morata: “Çfarë po planifikon?”.

Conor McGregor: “Çfarë po bëjmë, djalë?”.

Shumë sugjerojnë se 39-vjeçari ka vendosur të ketë podcast-in e tij. Ky koment nga Rio Ferdinand, i cili drejton shfaqjen e tij të podkastit, mund të shërbejë si një aluzion. /Telegrafi/

CATEGORIES
Share This