Rusët shporrën nga qyteti i Lymani, këtë e perjeton rëndë Kadyrov, bën thirrje për hedhjen e bombës bërthamore

Krimineli mesjetar çeçen Ramzan Kadyrov tha të shtunën se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me taktike në Ukrainë pas një tjetër humbjeje të madhe në fushën e betejës.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, Kadyrov, duke komentuar humbjen e bastionit rus, qytetin Liman në Ukrainën lindore, shkruante: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, të cilat do të shkonin deri në shpalljen e gjendjes emergjenca në zonat kufitare si dhe përdorimi i armëve bërthamore me fuqi të ulët”.

Ai e tha këtë një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, duke përfshirë Donetsk, ku ndodhet Liman, dhe i vendosi ato nën ‘ombrellën bërthamore’ ruse.

Ai tha gjithashtu se Moska do të mbrojë territoret që ka kapur “me të gjitha forcat dhe të gjitha mjetet e saj”.

Rusia dihet se ka arsenalin më të madh atomik në botë, duke përfshirë armët taktike bërthamore me rendiment të ulët, të dizajnuara për t’u përdorur kundër ushtrive rivale.

Aleatët e Putinit mbetën, mes të cilëve ish-presidenti Dmitry Medvedev sugjeroi se Rusia ndoshta duhet të përdorte armët bërthamore, por thirrja e Kadyrov ishte më e qarta.

Diktatori i rajonit të Kaukazit të Çeçenisë ishte menjëherë një ithtar i zëshëm i luftës në Ukrainë dhe forcat çeçene ishin pjesë e gardës së avancimit të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Në mesazh, ai kritikoi ashpër gjeneralkolonelin Aleksandar Lapin, komandantin e forcave ruse që luftonin pranë Limanit, duke e quajtur atë “medioker”.

CATEGORIES
Share This