Rusia vazhdon provokimit ndaj luftarakeve amerikane! Aeroplani luftarak rus dëmton përseri dronin amerikan në Siri

Rusia vazhdon provokimit ndaj luftarakeve amerikane! Aeroplani luftarak rus dëmton përseri dronin amerikan në Siri

Një aeroplan luftarak rus fluturoi pak metra larg një droni amerikan në Siri dhe e dëmtoi pasi e sulmoi me flakë, njoftoi ushtria amerikane.

Incidenti ishte një përpjekje e Rusisë për të rrëzuar dronin MQ-9 Reaper, tha një komandant i lartë i Forcave Ajrore.

Kjo erdhi vetëm një javë pasi një aeroplan luftarak rus fluturoi pranë një aeroplani mbikëqyrës amerikan që bartte një ekuipazh, raporton skynews.

“Një nga flakët ruse goditi MQ-9 të SHBA-së, duke dëmtuar rëndë helikën e saj”, tha në një deklaratë gjeneral-lejtnant, Alex Grynkewich, kreu i Forcave Ajrore të SHBA-së në një deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që t’i japin fund këtyre sjelljeve të pamatura, të paprovokuara dhe joprofesionale”, deklaroi ai.

Gjenerali Grynkewich tha se një nga anëtarët e ekuipazhit që drejtonte dronin nga distanca e mbajti atë në ajër dhe e ktheu përsëri në bazën e tij.

Incidenti është i fundit në një seri takimesh midis aeroplanëve luftarakë rusë dhe atyre amerikanë që fluturojnë mbi Siri.

CATEGORIES
Share This