Selimi: Kosova kurrë nuk i ka pasur punët me keq në diplomaci

Selimi: Kosova kurrë nuk i ka pasur punët me keq në diplomaci

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për siç tha ai dështim në fushën e diplomacisë. Sipas Selimit, moskordinimi i Qeverisë së Kosovës me aleatët po krijon pasoja në të gjitha fushat, përfshirë diplomacinë.

”Ne kemi pasur arsye përse me kërku favore, sepse ke qenë në koordinim total në të gjitha fushat, kur ndërprehet ai koordinim me një fushë ajo pastaj lë pasoja edhe në fushën tjetër, ngecjet e madha në dialog, polarizimi, eskalimi, mosmarrëveshjet me Perëndimin me doemos krijuan efekt tepër negativ edhe në diplomaci, Kosova sot ka shumë pak telefona që mujna me i thirrë për ndihmë në rast në nevojës ekstreme diplomatike”, tha Selimi në Rubikon të Klan Kosovës.

Selimi tha se diplomacia kosovare nuk ka qenë asnjëherë më e dobët dhe kjo shihet edhe me faktin se askush nga ekzekutivi aktual nuk shkon në Washington.

”Nëse ata të japin këshilla dhe ti i refuzon të gjitha këshillat se je më i mençuri, më i miri, më i bukuri, atëherë edhe miqtë tu thonë në rregull vazhdo rrugën tënde, se ne jemi në situatë që miqtë tanë na kanë dhënë këshilla një pas një, ne kemi besuar se rruga jonë është e bazuar në vlera, të tjerët nuk kanë vlera tjerët e donë Serbinë dhe më këtë diskurs jemi ku jemi, që nuk është gjendje e mirë, mund ta rrejmë veten, por Kosova kurrë më keq nuk i ka pasur punët në diplomaci, prej Ibrahim Rugovës dhe rrugëtimi i tij me Amerikën, me senatorë, kongresmenë, deri të UÇK-ja dhe partneriteti me Madeleine Albright në Rambuje, ne me Amerikë kemi folur për nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet strategjik në atë fazë ka qenë Kosova duke diskutuar, tash ajo është temë e harruar, tash ne në Uashington nuk mund të shkojmë fizikisht, ministrat tanë nuk mund të shkojnë në Washington”, tha Selimi.

CATEGORIES
Share This