Serwer me kërkesë për BE-në: “Braktiseni politikën e dështuar të kënaqjes së Serbisë…”

Serwer me kërkesë për BE-në: “Braktiseni politikën e dështuar të kënaqjes së Serbisë…”

Daniel Serwer, profesor amerikan dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar nisjen e detyrës së Kaja Kallas, shefen e re të diplomacisë së BE-së, e cila e zëvendësoi në këtë funksion spanjollin Joseph Borrell.

Profesori amerikan ka shkruar që BE-ja do t’i bënte mirë që të braktiste politikën e saj të dështuar për të kënaqur Serbinë.

BE-ja do të mund t’i bënte shumë mirë vetes përmes braktisjes së politikës së dështuar për ta kënaqur Beogradin dhe, në vend të kësaj, ta ripërtërijë zotimin e saj për të drejta njerëzore individuale si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor” – ka shkruar ai.

CATEGORIES
Share This