Shkon në 2500 numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri

Shkon në 2500 numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri

Më shumë se 2500 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Siri dhe Turqi.

Shifrat e fundit nga agjencia turke e fatkeqësive tregojnë se janë regjistruar 1,498 viktima – shifër e cila para rreth një ore ishte 1,121.

Në Siri, dy shifra janë publikuar – një për zonat e kontrolluara nga qeveria dhe një tjetër për zonat e kontrolluara nga opozita.

Sipas të dhënave, në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit, kanë vdekur gjithsej 371 persona.

Ndërkohë Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.

Më shumë se 1,800 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri.

Në shifrat e fundit, Turqia ka regjistruar 1,121 vdekje, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.

Ndërkohë 371 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Më vete, Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.

Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Por disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 ose më shumë.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në mbi 1,500 pas tërmetit shkatërrues

Të paktën 1,504 persona kanë gjetur vdekjen në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë lënduar, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.

Në Siri, gjithsej të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu raportoi 1,089 të plagosur.

Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 221 vdekje dhe 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

“Qindra mbeten të bllokuar nën rrënoja”, shtuan Helmetat e Bardha në Twitter, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5,385 persona janë plagosur, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim televiziv të hënën.

Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 1200 – Erdogan jep detaje të tjera

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1200, sipas shifrave nga autoritetet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se 912 njerëz kanë gjetur vdekjen në Turqi, dhe 5,383 të tjerë janë lënduar.

Ai tha se autoritetet nuk ishin në gjendje të parashikonin se sa mund të shkojë numri ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdonin, raporton Reuters.

Sipas tij, 45 vende kanë ofruar deri tani ndihmë.

Presidenti Erdogan tha se tërmeti që goditi në orët e para ishte fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, duke shtuar se si pasojë janë shembur 2818 ndërtesa.

Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, me mbi 1000 të lënduar.

my-portfolio

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Gaziantep në Turqi dhe është ndjerë deri në Qipro.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 600

Derisa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, mediat e huaja, raportojnë se tanimë raportohet për të paktën 670 persona të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm të së hënës me magnitudë 7.7 ballë.

Si pasojë, shkollat në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë të goditur nga tërmeti do të mbyllen për një javë, tha zëvendëspresidenti i vendit Fuat Oktay.

Qytetet dhe provincat janë Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

Oktay tha gjithashtu se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri shkon në më shumë se 500 – paralajmërohen pasgoditje të forta në orët dhe ditët në vijim

Më shumë se 500 njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen në dy vende – Turqi dhe Siri – pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay, shkruan CNN.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Veç kësaj, më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat, të paktën 18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5.

Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes./Telegrafi

CATEGORIES
Share This