Shpërthim në Stamboll, 11 të lënduar – raportohet edhe për të vdekur

Shpërthim në Stamboll, 11 të lënduar – raportohet edhe për të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin më të madh të Turqisë – Stamboll, ku si pasojë janë lënduar 11 persona.

Raportohet se ka edhe të vdekur nga ky shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur.

Shpërthimi ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, kurse video të ndryshme të qarkullojnë në rrjetet sociale shfaq disa persona të shtrirë në tokë dhe që kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen shumë njerëz të shtrirë në rrugë.

https://twitter.com/PatikaGazete/status/1591783897444098048?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591783897444098048%7Ctwgr%5Eb2fbb6e54a794721bad36ea255ae7a153b881d90%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fballkani.info%2Fshperthim-ne-stamboll-11-te-lenduar-raportohet-edhe-per-te-vdekur%2F

Shpërthimi ndodhi në një nga rrugët tregtare më të ngarkuara të qytetit, afër disa atraksioneve turistike.

Gazetari i DHA-së turke, Hasan Yildirim, i cili po raportonte live thotë se është kapur momenti kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

CATEGORIES
Share This