Shqiprim Arifi konfirmon se nxënësit e aksidentuar në Vragoli janë maturantë nga Presheva
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se në aksidentin që ka ndodhur gjatë pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli, kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga eskurzioni.
Ai ka treguar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi.
Ndërsa, 30 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.