“Shteti terrorist sulmon tregun”! Të paktën 16 të vrarë nga sulmi, regjistrohet momenti i goditjes
Të paktën 16 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Ukrainën lindore, tha Volodymyr Zelensky.
Presidenti Zelenski thotë se të paktën 20 persona të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Kostiantinivka në Donetsk.
Një treg, dyqane dhe një farmaci u goditën në sulm.
“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Zelenski.
Kostiantynivka after Russian shelling. This is the same Donbas Russia claims to come to defend. At least 16 dead. #StopRussianAggression pic.twitter.com/WvLZUszyz5
— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) September 6, 2023