Si rrallë herë më parë, Ramës ia uron 110 – vjetorin e pavarësisë edhe Ministria e Jashtme e Serbisë!

Si rrallë herë më parë, Ramës ia uron 110 – vjetorin e pavarësisë edhe Ministria e Jashtme e Serbisë!

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullin shqiptar, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter.

Për 110-vjetorin e Pavarësisë, liderët kosovarë kanë bërë një vizitë në Shqipëri, ku janë takuar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

CATEGORIES
Share This