Skandaloze: Gazeta nacionaliste zvicerane “NZZ am Sonntag” atakon ulët Xhakën dhe spekulon për UÇK-në

Skandaloze: Gazeta nacionaliste zvicerane “NZZ am Sonntag” atakon ulët Xhakën dhe spekulon për UÇK-në

Në një tekst me plot manipulime dhe akuza të pabaza edicioni i së dielës i gazetës “NZZ” akuzon Granit Xhakën se i ka provokuar serbët.

Lidhur me masakrën e forcave serbe ndaj familjes së Adem Jasharit faktet tashmë janë të ditura. Më 5 mars 1998 forcat serbe rrethuan shtëpinë e tij në fshatin Prekaz dhe filluan një sulm me armë të rënda. Gjatë rreth 50 orëve sa zgjati sulmi forcat serbe vranë 52 anëtarë të familjes Jashari, mes tyre 18 gra dhe 10 fëmijë. Adem Jashari dhe familjarët e tij rezistuan me armë kundër terrorit të policisë serbe.

NZZ am Sonntag” e fajëson Xhakën se me prekjen mes këmbëve dhe me fanellën e Jasharit i paskësh provokuar serbët. Pas këtyre sjelljeve, shkruan “NZZ am Sonntag”, Xhaka mund të ndëshkohet dhe kështu të dëmtojë ekipin zviceran. Provokimet e vazhdueshme të palës serbe kjo gazetë i përmend krejt tërthorazi. Gazeta e krahason Xhakën me një fëmijë problematik dhe spekulon nëse ai me aksionet e tij deshi t’i japë leksione botës mbi historinë e prejardhjes së prindërve të tij.

CATEGORIES
Share This