S’kanë të ndalur krimet në serbi, tragjedia e vrasjeve vazhdon, kësaj radhe në familje!

S’kanë të ndalur krimet në serbi, tragjedia e vrasjeve vazhdon, kësaj radhe në familje!

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kragujevc të Serbisë. I biri vrau babanë e tij.

Në shtëpinë e familjes, një 53 vjeçar ka vrarë babanë e tij në Naselj Iliçevo të Kragujevcit.

I dyshuari është i sëmurë mendor dhe nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa krimi është kryer pas përleshjes fizike mes të dyve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur oficerët e policisë dhe kanë arrestuar R.N. nën dyshimin për vrasje.

Më shumë detaje dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi do të dihen pas përfundimit të hetimeve.

CATEGORIES
Share This