Spahiu: Historikisht Shqipëria ka qenë aleate e Serbisë ne çështjet e Kosovës

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se jemi më larg bashkimit të kombit shqiptar nëse kjo ka kuptimin e humbjes së sovranitetit të Kosovës. “Por nëse eshte per afrimin atëherë do te jemi gjithmonë e me afër sepse kemi aleatet e përbashkët”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dërguar flamurin e Kosoves në Kuvendin e Shqiperise dhe ky sipas tij, ishte sukses.

“Historikisht Shqipëria ka qenë aleate e Serbisë ne çështjet e Kosovës”, ka shtuar analisti Spahiu.

Spahiu ka shtuar se gjatë kohës të Esat pashë Toptanit, Enver Hoxhes e të tjerë, realizimi i bashkimit të Kosovës dhe Shqiperisë ka ndodhur nën qeverisjen e Xhevat Devës dhe shumë emrave të tjerë.

Tutje Spahiu ka theksuar se gjatë kësaj kohe është zhvilluar lufta civile në Shqipëri, sepse sipas tij nuk ka funksionuar bashkimi Kosovë-Shqipëri.

CATEGORIES
Share This