Spahiu thotë se Kurti nuk duhet lejuar Ramën të hyjë më në Kosovë!

Spahiu thotë se Kurti nuk duhet lejuar Ramën të hyjë më në Kosovë!

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk duhet lejuar të hyjë më në Kosovë.

Rama pak momente më herët, konfirmoi që nuk do të mbahet mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast, Spahiu tha se një poshtërim i tillë nga Shqipëria, është i papranueshëm.

“Unë besoj që kësaj radhe, Albin Kurti, nuk do të poshtërohet dhe do t’ia tregojë kufirin. Vërtetë është e papranueshme që Shqipëria si një vend fqinjë, me i vënë një sanksion apo poshtërim të tillë Kosovës. Prandaj, e meriton tu kthehet me të njëjtën monedhë. Madje, në rast se Rama vjen nesër në kufi, me i thënë “mundesh me u kthy nga ke ardhë”, theksoi Spahiu nëtëvë1.

Madje, Spahiu vlerësoi që është e drejtë e Kurtit ta mbrojë dinjitetin e Kosovës.

“Është e drejtë e Kosovës ta mbrojë vetën, e drejtë e kryeministrit të Kosovës, është ta mbrojë dinjitetin e Qeverisë së Kosovës. Rama personalisht mund të përulet dhe zakonisht ata që janë edukuar në frymën e Enver Hoxhës, gjithmonë i përulen Tiranës, janë në gjendje ta shajnë edhe Putinin, Bidenin e Escobarin”, deklaroi tutje Spahiu.

Rama bëri të ditur se ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, që mbledhja e nesërme në Gjakovë, të mbahet në një format më të ngushtë, pasi sipas siç tha ai, në këto kushte të agravimit të situatës, është e pamundur të mbahet takimi mes dy qeverive.

CATEGORIES
Share This